NOTAT DHE SHPJEGIMET
Vlerësimet e kuqezinjëve pas ndeshjes
15 June, 2016 @23:43
Etrit BERISHA, 5
Mbrojti dhe doli mirë në shumë krosime, por dy shutat e Francës drejt kornizës së golit, përfunduan në rrjetë.
Elseid HYSAJ, 6
Njëri nga më të mirët në fushë, që qetësoi Anthony Martialin dhe e bëri të zëvendësohet. Daljet e mira dhe një krosim që për pak i iku Armando Sadikut, e bëjnë këtë lojtar tejet të madh.
Arlind AJETI, 7
Një pastrim jetik të topit si dhe disa bllokime. Shumë solid në ndeshje.
Mërgim MAVRAJ, 6.5
Gati si Arlind Ajeti. Thjesht i pagabueshëm dhe tepër mirë i pozicionim.
Ansi AGOLLI, 5.5
Pak vështirësi ndaj Kingsley Komanit, por i shkëlqyeshëm në dalje si krah.
Burim KUKELI, 7
Shtylla e lojës së Gianni De Biasit, duke qëndruar para mbrojtjes krijoi dy raste për ekipin. Morri kartonin e verdhë më të mençur që ekziston në futboll. I fortë dhe i dukshëm me lojë.
Amir ABRASHI, 5.5
I fitoi 80% të dueleve dhe njëri ndër futbollistët më luftarak në fushë te kuqezinjtë. Mirëpo, kontributi i tij për ecje përpara lë për të dëshiruar sonte.
Andi LILA, 6
Përkundër se u zëvendësua, ka qenë njëri ndër lojtarët e trajnerit De Biasi, që kreu detyrën si deshti trajneri, vrapo e vrapo.
Ledian MEMUSHAJ, 7
Luftarak dhe i mençur. Pati rast të mirë nga gjuajtja e lirë. Ka bërë një vrapim që kërkon mushkëri të mëdha në zonën e Francës që për pak solli golin. Gjithashtu, me disa veprime mashtruese liroi skuadrën nga presioni.
Ermir LENJANI, 5
Ka qenë njeriu që kishte mundësinë më të mirë për të rrezikuar Hugo Llorisin. Disa herë nuk arriti të gjuaj topin si duhet kur pritej të rrezikohej porta franceze.
Armando SADIKU, 5
Duke qenë se ka luajtur si qendërsulmues i vetëm është dashur të jetë më i mirë, pasi që ndaj Zvicrës ka pasur vetëm 40% të dueleve të fituara. Ka qenë mesfusha shqiptare që shkaktoi më shumë probleme në sulm, sesa njeriu që duhej.