Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

FERIZAJ

KF Ferizaji del i pastër për COVID-19

Fotot: KFFerizaji/fb

KF Ferizaji del i pastër për COVID-19


24 May, 2020 @0:23

Pas KF Gjilanit, edhe KF Ferizaji ka dalë plotësisht i pastër për coronavirus, pasi që sot kanë dalë rezultatet e testeve për COVID-19.

Klubi bardhekaltër që po lufton për mbijetesë në Superligë ka bërë të ditur se të gjithë futbollistët, stafi dhe personeli kanë dalë negativ pas rezultateve të mara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

KF Ferizaji coronavirus

“IKSHPK ka dalur me rezultatet e testeve që i ka bërë sot skuadrës tonë, ku për fat të mirë të gjithë futbollistët e klubit tonë stafi teknik dhe personeli i klubit tonë kanë dalur negativ në testimin për COVID19. Ne si klub do të vazhdojmë me stërvitje normale, por me kujdes të madh. Ne jemi duke u pregatitur maksimalisht për të arritur synimet tona,” është thënë në njoftimin e klubit të lëshuar para pak çastesh.

Ferizaji për momentin është në pozitë të dhjetë të Superligës, që nuk garanton mbijetesën. Ka 25 pikë nga 22 xhirot e zhvilluara deri tash. Në xhiron e parë të rifillimit të stinorit ata do të kenë punë të vështirë pasi që do të ndeshen me Prishtinën Fadil Vokrri.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga