Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MIRRET VENDIMI

KF Liria në kërkim të investitorëve

KF Liria në kërkim të investitorëve


24 March, 2022 @13:53

Klubi futbollistik Liria, një herë kampion i Kosovës në futboll dhe tri herë fitues i Kupës së Kosovës, ka bërë të ditur sot se ekipi pret investitorët për të menaxhuar klubin.

Kjo, pasi që klubi ka bërë të ditur se është mbajtur mbledhja e Komisionit të KF Liria për dhënien në menaxhim të klubit.

Në këtë komision kanë bërë pjesë kryetari aktual i klubit Qemal Krasniqi dhe zyrtarë të klubit, ish-lojtarë si dhe përfaqësues të KK të Prizrenit, Nehari Toska, Skender Kapra, Erxhan Dana, Lulzim Ibri e Durak Thaçi.

Ditët e ardhshme ky Komision do të paraqet kushtet që duhen përmbushur nga të interesuarit për të marrë në menaxhim klubin, ndërsa do të bëhet edhe thirrja publike për këtë.

“Të mërkurën, 23 mars 2022, Komisioni i dalë nga Kuvendi i datës 19 qershor 2021, mori vendim për nisjen e procedurave lidhur me dhënien në menaxhim privat të KF Liria. Kuvendi pati marrë vendim unanim që klubi të ipet në menaxhim privat. Komisioni shpejt do të paraqes kushtet që duhet përmbushur nga të interesuarit, për të ardhmen sa më të mirë të klubit. Aëntarët u dakorduan që KF Liria të përgatis dokumentacionin e nevojshëm për thirrjen publike. Thirrja do të bëhet javën që vie, ku të drejtë ofertimi do të kenë të gjithë të interesuarit,” — ka bërë të ditur njoftimi i klubit bardhezi nga Prizreni.

Liria aktualisht garon në Ligë të Parë Grupi A të Kosovës. Ekipi prizrenas është duke shikuar mundësinë për tu bërë pjesë e Superligës vitin e ardhshëm, edhe pse gara duket shumë e ngushtë me kundërshtarët që kanë qëllim të njëjtë. Liria ka rënë për herë të fundit nga Superliga në sezonin 2018/19 dhe prej sezonit 2019/20 militon në Ligë të Parë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë