TENTIM KEQPËRDORIMI

KF Ramiz Sadiku tenton të përfitojnë më shumë lojtarë e trajnerë nga FFK-ja, reagon ShMDFK-ja
12 April, 2020 @15:41
Me të inicuar FFK-ja ndihmën për të gjitha skuadrat e ligave të Kosovës, është evidentuar edhe parregullësia e parë.
Siç ka bërë të ditur Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Futbollistëve të Kosovës (ShMDFK), rasti në fjalë është paraqitur nga menaxhmenti i KF Ramiz Sadikut, që garon në Ligë të Parë të Kosovës.
“Rasti në fjalë është klubi i Ligës së Parë KF “Ramiz Sadiku“ nga Prishtina, menaxhmenti i të cilit ka kontaktuar lojtarët e vet përmes komunikimit të zakonshëm elektronik, me ç’rast iu është kumtuar lojtarëve që shuma prej 200.00€ të ndahet në dysh në mënyrë që të përfitojnë më shumë lojtarë, si dhe brenda shumës që FFK do të alokoj për klubin në fjalë konform kategorisë (Ligë e Parë), menaxhmenti ka vendosur njëanshëm të paguaj 10 trajnerë,” bën të ditur reagimi i ShMDFK-së.
Për më tepër ShMDFK-ja ka bërë të ditur se do të monitoron secilin rast që paraqitet nga futbollistët e të gjitha kategorive të Kosovës.
“ShMDFK siguron anëtarët e saj futbollistë që do të monitoroj nga afër zbatimin e kësaj pakoje me kapacitetet që zotëron dhe fton FFK-në të jetë koshiente ndaj fenomeneve të tilla që ne i konsiderojmë të jashtëligjshme dhe aspak etike në aspektin profesional dhe moral,” ka shkruar njoftimi i saj në fund.
Kujtojmë, FFK-ja ditë më parë ka bërë të ditur se klubet e Ligës së Parë do të marrin ndihmë prej 200 eurosh për 30 persona në klub.
TRANSFER

18 January, 2021 @19:08
Pretendentja kryesore për inkuadrim në Ligën e Parë, Fushë Kosova, nuk po ndalet së përforcuari. Pas zyrtarizimit të dy transfereve…
TRANSFER

17 January, 2021 @19:47
Liderja e Ligës së Dytë, Fushë Kosova, ka zyrtarizuar përforcimin e dytë brenda ditës. Pas përforcimit me portierin Luan…
TRANSFER

17 January, 2021 @19:19
Skuadra e Fushë Kosovës ka kompletuar sot një transferim të ri. Lideri i Ligës së Dytë është përforcuar me futbollistin…
MIQËSORE

17 January, 2021 @16:55
Përballja miqësore mes dy rivalëve lokalë, 2 Korrikut dhe Prishtinës, përfundoi me fitoren e kësaj të fundit. Prishtina e mposhti…
LIGA E PARË

15 January, 2021 @16:35
Skuadra e Vëllaznimit që po kalon një stinor të vështirë në Ligën e Parë, sot ka filluar përgatitjet për gjysmën…