Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

REAGIMI I KLUBIT MITROVICAS

KFF Mitrovica e quan diskriminuese superfinalen, pas Vendimit të FFK-së

Foto: FFK

KFF Mitrovica e quan diskriminuese superfinalen, pas Vendimit të FFK-së


27 May, 2020 @22:52

Skuadra kampione e Ligës së Femrave në futboll, KFF Mitrovica, e ka quajtur diskriminues Vendimin e FFK-së marrë sot sa i përket elitës së futbollit femror.

Derisa dritë e gjelbër për të vazhduar i ka dhënë Superligës së meshkujve dhe ka anuluar kampionatet tjera tërësisht, duke marrë rezultatet e arritura deri në ndërprerje të kampioneteve, për atë të femrave ka vendosur as njërën as tjetrën, por superfinalen.

KFF Mitrovica ka qenë lidere e kampionatit.

“Vendimi është i padrejtë, absurd, diskriminues, johuman dhe josportiv,” është thënë në njoftimin e klubit mitrovicas, botuar pas njoftimit të FFK-së.

Kjo do të rrezikojë shëndetin e futbollisteve tona, ka vlerësuar KFF Mitrovica që ka shtuar se investimet shumë vjeçare nuk mund të përcaktohen me një lojë pas pauzës pothuajse shtatë mujore.

REAGIMI I PLOTË I KFF MITROVICA:

Vendim i pa drejtë nga ana e FFK-së diskriminon futbollin e femrave. Sot KE paska marrë vendim me i vazhdu garat në IpkoSuperligë në futbollin e meshkujve, ndersa paska anulu Ligat e tjera, njëjtë edhe për Ligen e femrave paska vendos mos me garu e as mos me u anulu, por me lujtë një ndeshje pas një muaji, vendim i padrejt dhe mund të themi edhe absurd , diskriminues, jo human dhe jo sportiv.

Vendim të tillë nuk gjenë në asnjë federatë. Ka kohë që FFK ka qasje diskriminuese dhe injoruese ndaj futbollit të femrave, si nga ana financiare ashtu edhe nga investimet në Infrastrukturë ,tani me këtë vendim interferoj drejtpërdrejt edhe në garat sportive.

Përkunder se ne KFF Mitrovica jemi klubi i vetëm, jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon që ka arritur në garat ndërkombëtare deri në 1/16 e Ligës së Kampionëve. Bazuar në pauzen e gjatë, zhvillimi i vetëm një ndeshje dhe jo i tërë kampionati është me rrezik edhe për shëndetin e futbollisteve.

Vendimin e sotëm do të apelojm edhe në instanca të tjera,sepse KE i FFK-së ka shkelë rregulloren e FFK 2019/2020 e ku në nenin (66 pika 6..7)ceket qartë se si përcaktohet Kampioni. Ne si klub nuk e dijm se mbi cilen bazë dhe ne cilin nen është thirrur KE për t’a caktuar një ndeshje përcaktuese ,FFK duhet të vendos ose të vazhdohen garat ose të anulohet kampionati. Investimet shumë vjeçare nuk mund të përcaktohen me një lojë pas një pauze pothuajse 7 mujore.

Liga e Femrave


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë