Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VLLAZNIA 0-3 KIKA (REZ. ZYRTAR)

Kika mposhtë Vllazninë në tavolinë!

Foto: KFVllaznia/fb

Kika mposhtë Vllazninë në tavolinë!


21 August, 2022 @18:59

Vllaznia e Pozharanit kishte fituar ndeshjen në fushë, me rezultat 2-1 [Selim Halabaku 11’, Florent Osmani 63’ - n.n.] ndaj Kikës.

Mirëpo një gabim administrativ i stafit të ekipit çoi kot mundin e lojtarëve, pasi që ankesa e Kikës në KG ishte valide.

Kështu, Komisioni i Garave të FFK-së, mori vendimin që:

V E N D I M

Miratohet si e bazuar – Ankesa e KF Kika

Ndeshja e javës së 1-rë e Viva Fresh Ligës së Parë – Grupi B, në mes KF “Vllaznia P“- dhe KF Kika e përfunduar me rezultat 2:1 për KF Vllaznia P, regjistrohet me rezultat zyrtar 3:0 në favor të KF Kika nga Hogoshti.

A r s y e t i m

Komisioni i Garave në seancë e vet të mbajtur me datë 23.08.2022 regjistroi ndeshjet e javës 1-rë të Viva Fresh Ligës së Parë – Grupi B, me rezultet e arritura në fushë, përveç ndeshjes së zhvilluar në Pozharan në mes të KF Vllaznia P dhe KF Kika Hogosht, për arsye se KF Kika ka ushtruar ankesë përkitazi me parregullsinë e paraqitur në këtë ndeshje nga ana e KF “Vllaznia P“, konkretisht:

KF Vllaznia ka aktivizuar në lojë lojtarin me nr. 8 .Elbasan Jakupi I.D. -001003M92, i cili nuk ka pasur të drejtë loje.

Gjatë administrimit të ankesës si dhe të gjitha dëshmive në lëndë u konstatua se:

për Komisionin e Garave, sipas Nenit 71 Paragrafi 1 të Rregullores së Garave janë përmbush të gjitha kushtet për administrim dhe vendim marrje lidhur me ankesën.

Sipas protokollit zyrtar lojtari me nr.8, i shënuar në protokoll ka qenë Elbasan Jakupi -001003M92, i cili nuk ka pasur të drejtë loje sepse në javën e 26 me datë 07.05.2022 në ndeshjen KF Vllaznia P – KF Vitia është ndëshkuar me karton të kuq direkt dhe është dënuar nga komisioni me dy ndeshje moslojë, por i njëjti ka pushuar vetëm në javën e 27-të të edicionit 2021/2022, u aktivizua në lojë në javën e 1-rë të edicionit 2022/2023, i cili nuk kishte të drejtë loje. Ishte startues edhe te lojtarët në protokolin zyrtar të ndeshjes dhe ky veprim i KF “Vllaznia P”  ka qenë i pa lejuar dhe i kundërligjshëm.

Komisioni i Garave konform Nenit 77. Pargrafi 2. Pika 8 të Rregullores së Garave e miraton ankesën e KF “Kika“  si të bazuar dhe ndeshjen e javës së 1-rë të Viva Fresh Ligës së Parë – Grupi B, në mes KF “Vllaznia P“ – KF Kika, e regjistron me rezultat zyrtar 3:0 në favor të KF Kika, nga Hogoshti.

Nga theksimet e lartëshënuara u vendos si në dipozitiv të këtij vendimi.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Liga e parë