FLAMURTARI 0-0 KIKA

Fotot: KFFlamurtari/fb
Kika rekordere e barazimeve, nuk mposhtet as në Prishtinë
9 November, 2022 @21:50
Dueli i Xhemajl Ibishit ndërmjet Flamurtarit dhe Kikës ka përfunduar me barazim sot, derisa ekipet nuk gjetën golin pas 90-minutave lojë në një kohë të përshtatshme për ndeshje futbolli.
Flamurtari që nuk është mposhtur që nga xhiroja e tetë ka vazhduar me lojë të mirë, përkundër se sot nuk fitoi, ndërsa ekipi i drejtuar nga Megzon Visoka ka mbyllur pjesën vjeshtore të stinorit në Ligën e Parë Grupi B në pozitën e katërt të renditjes me 26 pikë nga 14 ndeshje.
Kika në anën tjetër kryen sezonin me rekord barazime (8) në Ligë të Parë, ndërsa ekipi i drejtuar nga Trimnor Hasani kryen vjeshtën e sezonit 2022/23 në pozitën e gjashtë me 17 pikë nga 14 ndeshje.