Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BLINDIMI I LOJTARËVE NË BARCELONË

Klauzola e tretë miliardëshe te Barcelona

Klauzola e tretë miliardëshe te Barcelona


28 December, 2021 @19:22

Ferran Torres është bërë sot edhe zyrtarisht lojtar i ri i Barcelonës, ndërsa spanjolli 21-vjeçar ka ardhur për dëmshpërblim prej 55 milionë eurosh nga Manchester City.

Bonuset në kontratë, që varen nga performancat e Torresit mund t’ia ngrisin edhe 10 milionë euro fitimin ekipit anglez.

Ferran Torres

E Barcelona për të mbrojtur fuqishëm me kontratë lojtarin, i ka vendosur klauzolën e lirimit prej 1 miliardë eurosh! Kjo është klauzola e tretë miliardëshe te katalanasit, që të njëjtën ia vendosën Ansu Fatit dhe Pedrit, të cilët vazhduan me Barcelonën kontratat e tyre në tetor të këtij viti.

Kujtojmë, Torres arriti te Manchester City 18 muaj më parë për 25 milionë euro. Ai i shënoi Kosovës dy herë në ndeshjet kualifikuese për Botërorin e Katarit 2022.

E çka është në të vërtetë duke bërë Barcelona prej se drejtimin e klubit mori presidenti Joan Laporta, mund të shikohet nga ky fakt: Ferran Torres, 21 vjeçar; Ansu Fati 19, Pedri 19, Gavi 17, Nico 19, Dest 21, Araujo 22, Eric Garcia 20, Puig 22, Demir 18 dhe Abde 20! Një kujtim për Busby babies së fundviteve të 50-ta të shekullit të kaluar, për Xavin e posa ardhur në krye të skuadrës!


 
Të gjitha lajmet nga Premier League