TRAJNERI I FERONIKELIT

Klodian Duro dënohet me të holla nga KD-ja
3 March, 2021 @20:10
Ish-mesfushori i kombëtares shqiptare, Klodian Duro, që tash është duke drejtuar ekipin e Feronikelit në Superligë është dënuar nga Komisioni Disiplinor i FFK-së me 500 euro.
Vendimi është publikuar sot në faqen zyrtare të Federatës, ndërsa Duro është dënuar për sjelljet josportive në përballjen derbi të rajonit drenicak, Feronikeli - Drenica.
“Klodian Duro, kryetrajner i KF “Feronikeli“ – Drenas me nr ID 022478M77, me procedurë të hapur disiplinore nga Komisioni i Garave për sjellje josportive në ndeshjen Feronikeli – Drenica (xhiro 21) e zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi“ në Drenas. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika c dhe neni 10 paragrafi 2; Dënohet me të holla në shumë prej 500 euro. Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar në të holla është 8 (tetë) ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1),” ka bërë të ditur Vendimi i KD-së sot.