SUPERLIGA TURKE

Rashani në fushë, barazon ndaj Ademit
3 March, 2021 @13:26
Erzurumspor ka barazuar 2-2 kundër Fatih Karagumruk sot.
Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Elbasan Rashani, isht startues në këtë ndeshje dhe luajti 55’ minuta për skuadrën Erzurumspor.
Në anën tjetër, futbollisti zviceran me prejardhje nga Kosova, Kemal Ademi, nuk u inkuadrua asnjë minutë.
Erzurumspori aktualisht gjendet në pozitën e 16 me 26 pikë, kurse Karagumruk me 41 pikë gjendet në pozitën e tetë në Superligën Turke.