Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

VIDEO

Cikalleshi vazhdon top formën, shënon nga asisti i Bytyqit

Cikalleshi vazhdon top formën, shënon nga asisti i Bytyqit


3 March, 2021 @16:37

Sokol Cikalleshi është shndërruar në makinë të golave në Superligën e Turqisë.

Pas dy golëshit në javën e kaluar, sulmuesi kuqezi i Konyasporit sot shënoi golin e vetëm të skuadrës së tij në barazimin 1-1 ndaj kampionit aktual, Basaksehirit.

Goli i Cikalleshit erdhi në minutën 79’ nga goditja me kokë pas asistimit të Zymer Bytyqit nga krahu i majtë.

Te Konyaspori përveç Cikalleshit dhe Bytyqit në këtë ndeshje u aktivizua edhe sulmuesi shkupjan, Erdon Daci.


 
Të gjitha lajmet nga International