SHQIP NË BOTË

Shpërthen Cikalleshi, vendos fitoren me dygolësh (Video)
20 February, 2021 @15:59
Sokol Cikalleshi ishte fatal sot në përballje me skuadrën e Jetmir Topallit, Yeni Malatyaspor.
Sulmuesi kuqezi ka shpërthyer duke shënuar dy gola brenda 4 minutave (80’, 84’) për ta përmbysur disavantazhin në rezultat dhe për t’ia siguruar fitoren skuadrës së tij, Konyaspor.
Me golat e Cikalleshit, Konyaspori fitoi ndeshjen me rezultat 2-3 si mysafir.
Për Konyasporin në këtë ndeshje u paraqitën edhe Erdon Daci dhe Zymer Bytyqi, të cilët u inkuadruan gjatë pjesës së dytë, derisa te skuadra e Yeni Malatyasporit, Jetmir Topalli e përcjelli ndeshjen nga banka rezerve.
Me këtë fitore Konyaspori tani ka pikë të njëjta me Yeni Malatyasporin dhe renditen që të dyja në mesin e tabelës në Superligën turke.