NE DRENAS
Klodian Duro trajner i ri i Feronikelit
6 October, 2020 @14:31
Ish futbollisti i kombëtares shqiptare në futboll, Klodian Duro, është emëruar sot si kryetrajner i ri i ekipit të Feronikelit.
Ai ka nënshkruar kontratë për dy vitet e ardhshme.
Duro gjatë karrierës së re të tij si trajner, që nisi menjëherë pas pensionimit të tij si futbollist, e nisi për një kohë të shkurtë te Kukësi, për ta vazhduar atë te Kamza e Luftëtari.
Duro do të zëvendësojë në krye të shtabit teknik Afrim Tovërlanin, që dha dorëheqje pas humbjes nga kampioni i Kosovës, Drita.