Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BORUSSIA DORTMUND QARTËSON

Klubi mbi lojtarin

Klubi mbi lojtarin


4 January, 2016 @15:58

Ditët e fundit po spekulohet nëpër media se sulmuesi i Borussia Dortmundit, Pierre Emerick Aubameyang, mund të kalojë te Arsenal. 

Gazetat angleze kanë shkruar se lideri i Premier Ligës mund t’i ofrojë 42 milionë funta Dortmundit për ta blerë kartonin e lojtarit në fjalë. 

Mirëpo, reagimi i Borussia Dortmundit nuk ka mohuar asgjë në këtë drejtim, derisa është cekur se klubi është gjithmonë mbi lojtarin. 

“Askush nuk duhet të bëj gabim duke menduar se Borussia Dortmund nuk mundet pa atë ose këtë lojtar,” ka thënë për Bildin shefi i klubit gjerman në fjalë, Hans-Joachim Watzke

“Kështu është thënë edhe kur shkoi Robert Lewandowski, por Aubameyang ka shënuar sot më shumë sesa ai,” përcjell e përditshmja gjermane. 

“Vitin e kaluar mediat kanë thënë se Matts Hummels është te Manchester United, pastaj Ilkay Gundogan është te Real Madrid, por, siç po e shihni, ata luajnë ende për ne, prandaj, ne negociojmë pastaj vendosim, ndërsa nuk mund të thoni as që nuk mund t’i mbajmë lojtarët,” ka thënë ndër të tjera Watzke. 

Borussia Dortmund është në vend të dytë të tabelës në Bundesligë. Gabonezi 26 vjeç Aubameyang është në krye të golashënuesve të elitës gjermane me 18 gola në 17 ndeshje. 


 
Të gjitha lajmet nga