Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA - GJILANI

Koliçi shpëton penalltinë, Gjilani kthehet me pikë nga kryeqyteti

Koliçi shpëton penalltinë, Gjilani kthehet me pikë nga kryeqyteti


30 March, 2021 @16:40

Ndeshja e mbetur e xhiros 26 në Superligë, ajo ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit, u zhvillua sot në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Ndeshja përfundoi pa gola 0-0, ndërsa hero u bë portieri veteran i Gjilanit, Enea Kolici, i cili shpëtoi një penallti gjatë ndeshjes.

Kolici ishte i pakalueshëm në minutën 89’ të ndeshjes, kur nga pika e bardhë e ndali goditjen e mbrojtësit të Prishtinës, Besnik Krasniqit.

Më parë penalltinë e kishte siguruar Gledi Mici, i cili mbeti i shtrirë brenda zonës së rreptësisë, pas ndërhyrjeje të palejuar ndaj tij.

Ky ishte edhe rasti më konkret i ndeshjes tek vendasit, derisa mysafirët për pak sa nuk e befasuan portierin prishtinas Ardit Nika në minutën 55’, kur Besar Musolli me një gjuajtje të fortë nga distanca e goditi shtyllën.

TABELA AKTUALE

Me këtë rezultat Prishtina mbetet në pozitën e tretë me katër pikë më pak se Drita e Ballkani, ndërsa Gjilani vazhdon rrugëtimin pa humbje në krye me trajnerin Ismet Munishi edhe pas ndeshjes së dytë.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga