PORTIERI
Kolshi, braktis Ferronikelin!
26 September, 2015 @16:23
Portieri i Ferronikelit, Granit Kolshi, që ka qenë njëri ndër lojtarët më të dalluar të skuadrës në mbetjen e tyre në elitë, shpalljen kampion dhe fitoren e Kupës së Kosovës - ndahet me klubin.
Ai përmes një njoftimi në Facebook menjëherë pas fitores ndaj Istogut sot ka bërë të ditur se nga janari nuk do të jetë pjesë e Ferronikelit pas 6 viteve sakrificë me këtë klub.
“Falenderoj kryesinë, lojtarët, të cilët janë arsyeja kryesore pse jam duke qëndruar deri në janar, trajnerët dhe mbi të gjitha tifzoët e skuadrës,” ka shkruar ndër të tjera Kolshi.
Kolshi, së fundi është ftuar edhe në përfaqësuesen e Kosovës nga trajneri Albert Bunjaki, ndërsa sot pas shumë kohësh nuk ka qenë në formacionin bazë të ekipit nga Drenasi, për të cilët ka mbrojtur Flamur Neziri.