Të gjitha lajmet

CAKTOHET DATA DHE STADIUMI

Kombëtarja shqiptare, miqësore me Armeninë më 7 tetor

Pamje nga përballja historike me Armeninë, kur Shqipëria riktheu rezultatin prej 0-1 në 2-1 në Elbasan Arena/ TOPSPORTI/ D. S.

Kombëtarja shqiptare, miqësore me Armeninë më 7 tetor

Teksti: FSHF

25 June, 2020 @12:07

FSHF bën me dije se Kombëtarja shqiptare e futbollit do të luajë ndeshje miqësore ndaj Armenisë më 7 tetor 2020. Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur tashmë një marrëveshje me Federatën Armene të Futbollit, që kjo ndeshje të luhet në kryeqytetin armen, Jerevan.

Shqipëria dhe Armenia janë përballur 5 herë në ndeshje zyrtare dhe miqësore në historinë e tyre. Ndeshja e parë mes dy përfaqësueseve është luajtur më 9 nëntor 1996 në Tiranë dhe ka përfunduar në barazim 1-1. Sfida ishte e vlefshme për Eliminatoret e Botërorit “Francë 1998”. Takimi i kthimit është luajtur më 6 shtator 1997 në Jerevan dhe u mbyll me fitoren 3-0 për Armeninë.

Shqipëria dhe Armenia u përballën për të tretën herë në një miqësore të luajtur më 14 gusht 2013 në Tiranë, me kuqezinjtë që fituan me rezultatin 2-0.

Gjthashtu, dy përfaqësueset ishin në një grup në eliminatoret e Europianit “Francë 2016”. Në ndeshjen e parë të 29 marsit 2015, luajtur në stadiumin “Elbasan Arena”, Shqipëria fitoi në shifrat 2-1, ndërsa sfida e kthimit e luajtur më 11 tetor 2015 në Jerevan u mbyll me triumfin kuqezi 3-0. Një ndeshje që shqiptarët e mbajnë mend mirë, pasi siguroi kualifikimin e Kombëtares për në finalet e “Euro 2016”.

Përveç miqësores, po në muajin tetor Kombëtarja kuqezi do të zhvillojë edhe dy ndeshje zyrtare të vlefshme për UEFA Nations League, ndaj Kazakistanit në transfertë më 10 tetor dhe ndaj Lituanisë po në transfertë më 13 tetor.

DUKA URON FFK-në

Duka uron Ademin për përvjetor, cek punën e Vokrrit

Foto: FSHF

3 May, 2020 @16:03

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) Armand Duka ka uruar Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) në përvjetorin e…

MEDIA TALK

Vetëm një pengesë për kalimin e Ismajlit te Verona

Foto: FSHF

26 April, 2020 @23:11

Qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli, mund të bëhet shpejt zëvendësues i Amir Rrahmanit te Verona. Mbrojtësi nga Kosova…

MEDIA

Besnik Hasi: Trajner i Kosovës? Me kënaqësi

26 April, 2020 @22:30

Ish kapiteni i kombëtares shqiptare Besnik Hasi, në një intervistë te Sporti total ka bërë të ditur se me kënaqësi…

INSTAGRAM

Marash Kumbulla tregon ndaj kujt është më së vështiri të bësh mbrojtje

25 April, 2020 @17:46

Qendërmbrojtësi shqiptar i Veronës, Marash Kumbulla, që këtë stinor ka arritur majet e futbollit italian pas stinorit shumë të mirë…

MEDIA TALK

Portierin e kombëtares, e ndjekin 5 klube

17 April, 2020 @13:50

Sipas mediave turke, portierin e ri të kombëtares shqiptare, Gentian Selmani, janë duke e ndjekur pesë klube dhe ai mund…

Të gjitha lajmet nga Kombëtarja