SERBI-SHQIPËRI

Komisioni i Apelit të UEFA-së, nis punën
11 November, 2014 @21:54
UEFA i ka dërguar FSHF-së njoftimin se Komisioni i Apelit në lidhje me ndeshjen e ndërprerë Serbi-Shqipëri do të mblidhet më 2 dhjetor të këtij viti.
FSHF përmes agjencive ligjore ka kërkuar që të ndryshohet vendimi i shkallës së parë dhe shqyrtimi i lëndës së FSHF-së do të nis më 2 dhjetor, derisa përgjigjja pas kësaj date nuk dihet kur do të vjen.
Shqipërisë iu morr ndeshja në tavolinë ndaj Serbisë, derisa Serbisë iu hoqën pikët pas fitores në tavolinë, karshi 100 mijë eurove të shqiptuara për të dyja palët - nga UEFA-ja.