CONTE

REUTERS
Ftesa për Balotellin, nën kontroll
11 November, 2014 @14:19
Mario Balotelli rikthehet në kombëtaren italiane. Sulmuesi kontravers i Liverpoolit, ka marrë për herë të parë ftesë nga trajneri i ri i Azzurëve, Antonio Conte.
Mirëpo, ftesa për Balotellin problematik ka kushte të shkruara në ‘te dhe për këtë janë informuar edhe yjet e reprezentacionit italian, veteranët Gigi Buffon dhe Daniele De Rossi.
Dyshja në fjalë, kishte kritikuar më parë Balotellin se nuk po angazhohet sa duhet në lojë dhe për këtë, Conte i ka kallëzuar atyre se sulmuesi i Liverpoolit ka të shkruara kushtet nëse do të vazhdojë të mbetet pjesë e Italisë.
Sipas të përditshmes romake, Corriere dello Sport, Balotellit i është thënë që duhet të vrapojë për ekipin, të punojë shumë dhe të mos shkaktojë asnjë problem, nëse don të jetë pjesë e Italisë në vazhdim.
Italia në ditët e ardhshme do të ndeshet me Kroacinë për kualifikime në EURO 2016 dhe do të zhvillojë miqësore me Shqipërinë, derisa Balotelli pritet të luajë në të dyja ndeshjet.
Ai ka qenë pjesë e pandashme e Italisë, derisa përzgjedhës i saj ka qenë Cesare Prandelli, që la kombëtaren pas dështimit në Botërorin, Brazili 2014.