CAF

REUTERS
Ebola përjashton Marokon
11 November, 2014 @15:16
Marokoja përkundër se ishte përcaktuar të jetë organizatore e Kupës së Kombeve Afrikane, nuk do ta bëj këtë.
Kjo pasi që ky vend ka kërkuar shtyerjen e datës së fillimit të garës për shkak të shpërndarjes së sëmundjes së Ebolas në Afrikën Perëndimore.
Federata Afrikane e Futbollit, CAF, ka bërë të ditur se tashmë po kërkohet një organizator i ri për garën më të madhe të vendeve afrikane, derisa Marokoja për shkak të dështimit në organizim është diskualifikuar automatikisht nga Kupa e Kombeve 2015, që duhet të nis më 17 janar.
Egjipti, Algjeria, Nigeria dhe Angola shihen si favoritë për të fituar organizimin e kësaj gare.