DRITA

Kontratë e re për Ardian Nuhiun te Drita
14 May, 2022 @10:00
Përmes një postimi në Facebook, klubi i Dritës ka njoftuar për vazhdimin e kontratës me kryetrajnerin aktual, Ardian Nuhiun. Borozani.com
Nuhiu te Drita erdhi në shtator të vitit 2018, e që nga ajo kohë e kaloi një periudhë mjaft të suksesshme te kjo skuadër, duke e fituar titullin kampion si dhe duke treguar paraqitje tejet të mira në arenën ndërkombëtare.
Kontrata e re e Nuhiut me Dritën është 3-vjeçare, ndërkohë që ai mund ta mbyllë edhe këtë sezon me trofe, në rast se Drita triumfon ndaj Llapit në finalen e Kupës së Kosovës.