BEFASIA!
Kosova fton portierin boshnjak!
30 August, 2016 @21:09
Listës prej 25 lojtarëve të ftuar në përfaqësuesen e Kosovës për ndeshjen kundër Finlandës, mund t’i bashkohet edhe portieri boshnjak, Adis Nurkovic.
Menaxheri i ekipit përfaqësues, Bajram Shala, ka dërguar ftesë zyrtare në adresë të skuadrës NK Travnik, që garon në kategorinë e dytë në Bosnje dhe Hercegovinë, për ta liruar futbollistin në fjalë për ndeshjen me Finlandën, me kusht nëse do të jepet leja paraprake nga FIFA.
Nurkovic është 30 vjeçar dhe gjatë karrierës së tij ka luajtur në skuadra të nivelit mesatar nga Bosnja dhe Kroacia si: Krajisnik, Krajina, Cibalia, Slaven Belupo dhe Celik, derisa ka qenë edhe tre herë pjesë e reprezentacionit A të Bosnjës e Hercegovinës.
Ftesa për Nurkovicin ka befasuar shumëkë, pasi që për momentin nuk ka asnjë informatë nëse futbollisti ka ndonjë lidhje me Kosovën.