ALBERT BUNJAKI
Kosova gati për Ishujt Faroe
30 May, 2016 @8:54
Më 3 qershor Kosova do të luaj ndeshjen e parë plotësisht pa kushte në kuadër të UEFA e FIFA.
Kosova takohet me Ishujt Faroe në Frankfurt, ndërsa mëposhtë shikoni listën e të ftuarve të përzgjedhësit Albert Bunjakit.
“Kam shikuar 5 ndeshjet e fundit të Ishujve Faroe dhe mund të them se nuk janë për t’u nënçmuar. Fitoret e tyre ndaj Greqisë e disa të tjera nuk janë të rastësishme. Janë një reprezentacion i vogël por me zemër të madhe,” ka thënë ndër të tjera Bunjaki në konferecën e djeshme për shtyp, kur tregoi të ftuarit e Kosovës për këtë miqësore.
Ndeshja Kosova - Ishujt Faroe zhvillohet një muaj pasi që FFK u pranua në UEFA.
TË FTUARIT E BUNJAKIT:
Portierë: | Samir UJKANI (Genoa) dhe Flamur NEZIRI (Ferronikeli). | ||
Mbrojtës: | Loret SADIKU (Mersinspor), Avni PEPA (IBV), Bajram JASHANICA (Skënderbeu), Lum REXHEPI (Helsinki), Fanol PËRDEDAJ (FSV Frankfurt), Leart PAÇARADA (Sandhausen). | ||
Mesfushorë dhe sulmues: | Enis ALUSHI (St. Pauli), Hekuran KRYEZIU (Luzern), Mërgim IBRAHIMI (Grasshopers), Besar HALIMI (Mainz), Valmir SYLEJMANI (Hannover), Bernard BERISHA (Anzhi), Elbasan RASHANI (Rosenborg), Bersant CELINA (Man. City), Flamur KASTRATI (Stromsgodset), Albert BUNJAKU (St. Gallen). |