Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

IRLANDA VERIORE - KOSOVA

Kosova pëson me përmbysje, fitore historike për Irlandën Veriore

Kosova pëson me përmbysje, fitore historike për Irlandën Veriore


24 September, 2022 @19:55

Në Belfast të Irlandës Veriore, Kosova sonte pësoi humbje 2-1 nga Irlanda Veriore vendase. Kjo fitore ishte historike për Irlandën Veriore, pasi që është e para për këtë përfaqëusese në Ligën e Kombeve.

Gjatë ndeshjes Kosova shpërdoroi plot raste për shënim, e kjo i kushtoi me humbje, me vendasit që i gjetën dy gola pas minutës së 80’ dhe e fituan ndeshjen. Për t’u veçuar prej paraqitjeve individuale te Kosova janë ato të Vedat Muriqit e portierit Aro Muric, ndërkohë që gabimet në fazën mbrojtëse vazhduan të ndodhin edhe në këtë takim, ku padyshim ra në sy edhe mungesa e Amir Rrahmanit.

11-SHET STARTUESE

Në pjesën e parë Kosova ishte mjaft e mirë dhe me pak fat mund ta kishte gjetur golin. Elbasan Rashani, Florent Muslija e Milot Rashica patën raste konkrete për shënim, por ata u treguan të pasaktë në orvatjet e tyre dhe pjesa e parë u mbyll pa gola.

TABELAT E GRUPEVE

Rreth 10 minuta pas fillimit të pjesës së dytë, vendasit e gjetën golin, por për fatin e mirë të Kosovës golshënuesi ishte në pozitë jashtë loje dhe goli u anulua.

Pak minuta më pas (58’), ishte Vedat Muriqi ai që me një supergol me të djathtën ja dha Kosovës epërsinë e merituar. Duke bartur shiritin e kapitenit në krah, Muriqi la të shtanguar fillimisht mbrojtësit me përvojë të Irlandës Veriore, e më pas me të djathtën e çoi topin fuqishëm në rrjetë. Asistues te ky gol ishte Donat Rudhani.

Kujtojmë që Muriqi kishte shënuar dy herë ndaj Irlandës Veriore në ndeshjen e parë përballë saj në Prishtinë.

Deri në minutën e 82’, Kosova u mbajt mirë, kjo falë edhe pritjeve të portierit Aro Muric. Në minutën e 82’, pas një kundërsulmi të Kosovës ku rezultati shumë lehtë mund të shkonte në 0-2, ishte Irlanda Veriore ajo që e gjeti golin në cepin tjetër të fushës. Një gabim të Fazlijit e më pas një rënie nga lojë të Alitit, irlandezo-veriorët e shfyrtëzuan maksimalisht dhe shënuan për 1-1 (Whyte 82’).

Në minutën e 87’ të ndeshjes, mundësi të artë për Kosovën kishte Vedat Muriqi, por gjuajtja e tij përfundoi mbi portë. Deri në fund të takimit, rast të mirë pati edhe Zymer Bytyqi, por as ky nuk e çoi dot topin në rrjetë, e më pas Kosova u ndëshkua nga “ligji i pashkruar i futbollit”. Në minutën e 90+3’, Irlanda Veriore shënoi për 2-1 (Magennis 90+3’) dhe kështu “e vodhi” fitoren në çastet e fundit.

Ndeshjen e fundit të grupit në kuadër të këtij sezoni të Ligës së Kombeve, Kosova e luan ndaj Qipros në Prishtinë pas 3 ditëve (27 shtator), ndërkohë që humbja e pësuar sonte e mban ende të hapur luftën për pozitat 2-4 në grup.

Irlanda Veriore 2-1 Kosova


 
Të gjitha lajmet nga