KOSOVA 3-2 IRLANDA VERIORE
Muriqi e Rashica, rikthejnë Kosovën te fitorja
9 June, 2022 @22:36
Pas një humbjeje ndaj Greqisë në shtëpi, Kosova ka arritur të shënojë fitore tepër të rëndësishme ndaj Irlandës Veriore në shtëpi, duke i mposhtur ata 3-2 në Fadil Vokrri për të fituar tre pikëshin e dytë në grup.
Përkundër rrezikimeve të mëdha në mbrojtje, Kosova ka arritur të dalë faqebardhë në këtë ndeshje, krejt falë sulmit, pasi që mbrojtja bëri gafa që do të kishin mund të kushtojnë shumë në fund.
E 3-2 [Muriqi 9p., 52, Bytyqi 19 - Lavery 44, Ballard 83] në fund, për një fitore që mbanë Kosovën gjallë në grup dhe e çon atë në Greqi për ndeshjen tjetër me shpresë për të kërkuar fitoren e parë ndaj helenëve.
ORARI I NDESHJEVE dhe TABELA AKTUALE
Sa i përket duelit të sotëm, Milot Rashica ka treguar njërën ndër paraqitjet e tija më të mira në Fadil Vokrri, duke nxjerrë penallti në fillim e pastaj duke krijuar e asistuar për të shënuar Zymer Bytyqi për 2-0.
Gjithsesi, mbrojtja çalonte, por goli i Muriqit në fillim të pjesës së dytë ka bërë që Kosova të frymojë lirshëm në pjesën e mbetur të ndeshjes dhe kështu ka arritur te fitorja e dytë në grup, por edhe për të mbetur në garë për vendin e parë që çon në Ligën B të Kombeve.
Duhet të ceket edhe debutimi i suksesshëm i Donat Rrudhanit në ekip, ndërsa njashtu edhe zëvendësuesi Emir Sahiti shijoi disa minuta të fundit të lojës, kur zëvendësoi Rashicën.
Veriirlandezët shënuan golat e para në grupin kualifikues, derisa dhanë shenja për mbrojtjen jo të mirë të Kosovës që pranoi më së shumti gola në një ndeshje të grupit, karshi një ekipi që s’kishte shënuar deri tash asnjëherë në grup!