KOSOVA U16
Kosova U16 mposht Luksemburgun
7 September, 2018 @10:56
Pas humbjes 2-1 në miqësoren e parë ndaj po të njëjtit kundërshtar, përfaqësuesja e Kosovës U16 ka shënuar fitore në ndeshjen e dytë miqësore kundër Luksemburgut me rezultat 5:2.
Djelmoshat e drejtuar nga Gazmend Haliti e Isa Sadriu në këtë ndeshje zhvilluan një paraqitje mjaft të mirë, gjë që rezultoi në fitore.
Golat për Kosovën U16 u shënuan nga Eduard Ibrahimi, Bleron Ademi, Dion Berisha, Gentrit Haxhosaj dhe Armend Qenaj.