SHQIPËRIA U21
Shqipëria U21 mposhtet nga Spanja
6 September, 2018 @22:44
Në takimin e zhvilluar sonte në Cordoba të Spanjës, takim i vlefshëm për kualifikimet drejt EURO U21, përfaqësuesja e Shqipërisë U21 u mposht 3-0 nga Spanja favorite.
Vendasit e dominuan dukshëm takimin, siç edhe pritej, dhe shënuan fitore të merituar ndaj djemve të drejtuar nga Alban Bushi.
Pas 8 xhirove, Shqipëria ndodhet e parafundit në grup me 6 pikë, derisa Spanja ka 7 fitore në 7 takimet e luajtura deri më tash, duke i prirë bindshëm grupit.