FORMACIONI POTENCIAL I KUQEZINJËVE
11-shja e mundshme e Shqipërisë ndaj Izraelit
6 September, 2018 @12:47
Një ditë para ndeshjes së parë dhe shumë të rëndësishme për kuqezinjtë në debutim të Ligës së Kombeve ndaj Izraelit, mediat shqiptare kanë publikuar 11-shen e mundshme me të cilën selektori i kombëtares planifikon t’i dalë përballë rivalëve.
Sipas Panorama Sportit, Christian Panucci aktualisht ka projektuar një 4-2-3-1 formacion ku numri një i portës pritet të jetë gardiani i Lazios, Thomas Strakosha, ndërsa sulmi pritet t’i besohet Sindrit Gurit!
PORTIER:
Thomas Strakosha.
MBROJTËS:
Elseid Hysaj, Berat Xhimshiti, Mërgim Mavraj (Frederic Veseli) dhe Ansi Agolli (Egzon Binaku).
MESFUSHË dhe SULM:
Taulant Xhaka, Andi Lila (Sabien Lilaj), Migjen Basha, Jahmir Hyka, Eros Grezda (Enis Gavazaj) dhe Sindrit Guri.
Shqipëria nesër mbrëma pret Izraelin në Elbasan Arena, ndërsa 4 ditë më vonë udhëton për në Skoci, për ndeshjen e dytë të grupit.