BERNARD CHALLANDES

Duhet të mendojmë për dy ndeshje
5 September, 2018 @16:28
Selektori i Kosovës, Bernard Challandes, në deklaratën e tij para ndeshjes me Azerbajxhanin ka thënë se Kosova duhet të ketë mjaftueshëm lojtarë për dy ndeshje.
Ai ka theksuar se shumica e lojtarëve kanë dëshirë të luajnë në 11-she, mirëpo, ekipi duhet kuptuar se kemi dy ndeshje.
“Unë dhe shtabi teknik kemi punuar mjaft këto ditë si në mbrojtje, mesfushë dhe sulm. Kemi ushtruar lojën presing, gjuajtjet e lira, nga kënda e pika e bardhë. Kemi një kundërshtar mjaft të fort e me agresivitet. Dua të kemi një ekip të mirë dhe nuk jam i fokusuar në individë E di që të gjithë kanë dëshirë të luajnë, por ne duhet ta dimë se kemi dy ndeshje dhe duhet të kemi lojtarë për dy ndeshje. Do të bëjmë atë që mundemi më së miri,” ka thënë Challandes për faqen zyrtare të FFK-së.
Kosova me 7 shtator është mysafire e Azerbajxhanit, ndërsa më 10 shtator pret Ishujt Faroe.