ELSEID HYSAJ

Foto: FSHF
S’falim minuta
5 September, 2018 @15:21
Futbollisti më i mirë i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, sot në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Izraelit ka theksuar se kuqezinjtë duhet të përmirësojnë gabimet e bëra nga e kaluara.
“Të fokusohemi te kjo mundësi që kemi për të shkuar në Europian. Jemi stërvitur mirë dhe jemi gati. Ne nuk duhet t’i falim më minuta Izraelit, siç bëmë këtu në ndeshjen e parë në eliminatoret e Botërorit. Ajo që duhet të bëjmë tani është vetëm të përqendrohemi. E dimë ku duhet të përmirësohemi dhe për këtë po punojmë. Të gjithë duhet të kemi një gjë në tru, kualifikimin në Europian. Do të ishte një gjë e madhe dhe entuziazmi nuk na mungon. Vetë personalisht dua sërish të përjetoj një tjetër kualifikim. Dhe jo vetëm unë...” ka thënë mbrojtësi i krahut të Napolit në Serie A.
Shqipëria pret Izraelin më 7 shtator në ora 20:45 në Elbasan Arena, në kuadër të ndeshjes së parë të Grupit B1 të Ligës së Kombeve.