BEKIM BALAJ
Objektivi: Vendi i parë
5 September, 2018 @12:44
Sulmuesi i kombëares shqiptare, Bekim Balaj, në konferencën e djeshme për shtyp të kuqezinjëve ka bërë të ditur se Shqipëria e njeh mirë kundërshtarin e radhës, ndërsa objektivi është vendi i parë në grup.
“Mendoj se e njohim mirë kundërshtarin e radhës. Ata e dinë forcën tonë, por edhe ne të tyren. Objektivi ynë është i vendi i pare në grup. Si Izraeli, si ne, ashtu edhe Skocia do të luftojmë për këtë vend, por kjo vendoset në fushën e lojës. Duhet të harmonizohemi mirë dhe ta gjejmë golin në mënyrë më të mirë. Shpresoj të jem pjesë e formacionit kuqezi dhe të jap më të mirën për kombëtaren. Por, mbetet për t’u parë në fushë, se çfarë zgjidhjesh do të bëjë trajneri,” ka thënë shkodrani.
Shqipëria pret Izraelin në kuadër të ndeshjes së parë të tyre në Grupin B1 të Ligës së Kombeve. Përveç Shqipërisë dhe Izraelit, në këtë grup bën pjesë edhe Skocia, me të cilën kuqezinjtë do të ndeshen më 10 shtator si mysafir.