DUELI I MADH

Foto: FIFA/fb
Dy kampionët e fundit të Botës hapin Ligën e Kombeve
4 September, 2018 @17:10
Dueli i Grupit A1 ndërmjet dy kampionëve të fundit të botës do të hap Ligën e Kombeve - garën e re të UEFA-së, që u jep mundësi alternative reprezentacioneve për kualifikim në EURO 2020, ua ngrit renditjen në FIFA renditje mujore, si dhe të fortit e ligave i ngrit një ligë më lartë e të dobëtit i rrëzon një ligë më poshtë.
Gjermania dhe Franca takohen të enjten (6 shtator) me fillim në ora 20:45 në Munchen të Gjermanisë, ku kampioni i parafundit i botës, Gjermania, e Joachim Lowit pret kampionin aktual të botës, Francën e Didier Deshcampsit.
Njejtë, të enjten luajnë edhe Uellsi me Irlandën, në të njejtën kohë në kuadër të Grupit B4.