NESËR, NIS SHITJA E BILETAVE
Biletat Kosovë-Ishujt Faroe, prej €2 deri në €50
4 September, 2018 @16:44
Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka bërë të ditur se nesër pas orës 12:00 do të dalin në shitje biletat për ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Ishujve Faroe që luhet të hënën më 10 shtator në 20:45 në “Fadil Vokrri” të Prishtinës.
Çmimet e biletave janë prej 2 deri në 50 euro (më e shtrenjta) ndërsa pikat e shitjes së biletave janë të shpërndara në qytetet e mëdha të Kosovës: Prishtinë (Pejton dhe Sheshi Nëna Terezë), Prizren (Rr. Remzi Ademi, afër komunës), Pejë (Rr. Mbret. Teutë, ndërtesa e hotel Goldit), Gjilan (te xhamia në qendër), Gjakovë (afër KK-së, përballë kafe-barit Indeks), Ferizaj (Rr. Dëshmorët e Kombit, përballë xhamisë e kishës) dhe Mitrovicë (sheshi Isa Boletini, përballë KK-së), nëpër pikat e telefonisë Zmobile.
ÇMIMORJA:
Veri | 2 euro | ||
Jug | 2 euro | ||
Perëndim | 3 euro | ||
Lindje | 5 euro | ||
Perëndim A | 10 euro | ||
VIP | 50 euro |