SAMIR UJKANI
Kapteni shpreson te atmosfera
4 September, 2018 @7:53
Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani, para ndeshjes së parë të Kosovës në kuadër të Ligës së Kombeve ka thënë që atmosfera e mirë në ekip mund të sjell rezultate të favorshme për skuadrën.
”Është kënaqësi të stërvitësh në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa po e ndjejmë madhështinë e tij këtu që aq shumë dëshironte që të luanim këtu. E vështirë pa te, por ne do të luajmë e do të angazhohemi maksimalisht për te dhe për gjithë Kosovën. Atmosfera në mesin tonë është mjaft e mirë dhe ne besojmë shumë që do të kemi rezultate të favorshme,” - ka thënë Ujkani.
Ujkani 30 vjeç së fundi ka kaluar në Rizesport të Turqisë nga Cremonese e Serie B-së. Samiri 188 centimetra i gjatë ka 13 paraqitje me Kosovën në ndeshje zyrtare.