TRAJNERI I RI
Ramadani merr udhëheqjen e Feronikelit
3 September, 2018 @16:32
Menjëherë pas shkarkimit të Sulejman Starovës, klubi i Feronikelit ka emërtuar trajnerin e ri i cili do ta udhëheq skuadrën në vazhdim të kampionatit.
Kështu, në krye të ekipit do të jetë trajneri i mirënjohur nga Maqedonia, Zekirija Ramadani, i cili edhe më parë ka qenë trajner i Feronikelit.
Ramadani së fundi ishte trajner i Shkupit, por pas rezultateve jo të mira në fillim të kampionatit, dha dorëheqje nga kjo skuadër ditë më parë.
“Me këtë marrëveshje klubi synon që t’i rikthejë ditët e arta, meqë Zekirija Ramadani i njeh lojtarët, pritjet dhe nivelin e përgatitjes së skuadrës sonë dhe e di që synimi kryesor i klubit është marrja e titullit të kampionit,” thuhet ndër tjerash në njoftimin e Feronikelit.
Ndeshja e parë e Ramadanit me Feronikelin pritet të jetë në fundjavë përballë Ferizajt në kuadër të xhiros së katërt të Superligës.
Trajneri Ramadani, përveç Feronikelit në Kosovë ka drejtuar edhe skuadrën Trepça ‘89, me të cilën është shpallur kampione e Kosovës.