PRISHTINA - DRENICA
Mankenda për fitoren e Prishtinës
2 September, 2018 @21:59
Një gol i Gauthier Mankendas në pjesën e dytë ishte i mjaftueshëm që Prishtina ta mbyllte me fitore ndeshjen e parë kampionale në “Fadil Vokrri”.
Ndeshja kaloi me plot raste për shënim, mirëpo realizor i vetëm në këtë takim mbeti Mankenda dhe ndeshja u mbyll me fitoren e kryeqytetasve 1-0.
Kjo fitore bën që Prishtina, me një ndeshje më pak të luajtur, të ketë 6 pikë pas 2 ndeshjeve, derisa Drenica mbetet me 4 pikë në mesin e tabelës.
11-she startuese:
PRISHTINA: | Visar Bekaj, Armend Thaqi, Armend Dallku, Leotrim Bekteshi, Abdul Bashiru, Argjend Mustafa, Ergyn Ahmeti, Gauthier Mankenda, Alen Jasharoski, Meriton Korenica dhe Jamal Arago. | ||
DRENICA: | Arion Ymeri, Azem Bejta, Besart Islamaj, Arsen Sykaj, Edon Pasoma, Arbios Thaqi, Qemail Elshani, Kreshnik Uka, Diar Mustafa, Armend Abazi dhe Isa Eminhaziri. |