BEKIM SHOTANI
Trajneri i parë i Superligës që largohet
2 September, 2018 @20:31
Ekipi i Ballkanit të Suharekës ka zyrtarizuar njoftimin se sot trajneri i tyre, Bekim Shotani, është larguar nga klubi.
Ballkani këtë xhiro u mposht në minutat e fundit të ndeshjes nga ish kampioni, Feronikeli, me rezultat minimal dhe përjetoi humbjen e dytë të stinorit radhazi, pas startit befasues me fitore ndaj Lirisë.
“Trajneri i ynë i dertashëm Bekim Shotani ka dhënë dorëheqje,” ka shkruar ndër të tjera njoftimi i ekipit të Ballkanit.
“Ne si klub i jemi mirënjohës për punën e shkëlqyer deri tash dhe i jemi mirënjohës në të gjitha aspektet profesionale e njerëzore,” ka vazhduar njoftimi.
Shotani kishte marrë drejtimin e Ballkanit në stinorin e kaluar në Ligë të Parë dhe e kishte sjellë ekipin suharekas në elitë, Superligë.
Në ditët në vijim pritet të shihet se kush do të jetë njeriu që do ta zë vendin e Shotanit në bankën e Ballkanit.