FLAMURTARI - KEKu
Bruqi mjafton, Flamurtari vazhdon pagabueshëm
2 September, 2018 @18:41
Ekipi që në stinorin e kaluar mezi shpëtoi në elitë, Flamurtari, ka filluar jashtëzakonshëm stinorin 2018/19.
Edhe pas tre xhirove Flamurtari nuk di për asgjë tjetër pos fitores dhe me golin e Agron Bruqit sot për 1-0 ndaj KEK-ut, kuqezinjtë e Prishtinës kanë vazhduar me 3 fitore (nga 3 xhirot e para).
Ekipi i drejtuar ng Arsim Thaçi hasi në rezistencë të fortë nga elektricistët në pjesë të parë të ndeshjes. Flamurtari përkundër sulmeve, nuk arrinte të gjente rrugën drejt golit.
Por, në pjesë të dytë forcat u ndërruan në terren. Rilind Namani i KEK-ut u skuq, e kjo e la ekipin me 10 lojtarë në fushë.
Flamurtari në 15 minutat e fundit duke shfrytëzuar të gjitha forcat, shto edhe epërsinë me lojtarë në fushë ka gjetur golin përmes Bruqit, që mjaftoi për fitoren e tretë nga tre xhirot e para.
11-shet startuese:
FLAMURTARI: | Neziri, Maxhuni, Kabashi, Ahmeti, Dumani, Zeqiri, Bruqi, Boshnjaku, Krasniqi, Shabani, Shillova. Trajner: Arsim Thaçi | ||
KEK-u | Nika, Rakovica, Vitija, Hashani, Grajqevci, Tejeci, Berisha, Stullqaku, Preniqi, Dodolli, Veliu. Trajner: Enis Nasufi |