VIDEO
Rashica, shpëtimtari i Werderit. Shënon në fund për fitore
1 September, 2018 @17:47
Milot Rashica është shndërruar në hero në ndeshjen Eintracht Frankfurt - Werder Bremen.
Ylli kosovar e ka lënë në heshtje të pranishmit në stadiumin e Frankfurtit, duke shënuar një supergol nga gjuajtja e lirë, i cili ia siguroi tri pikë të arta skuadrës së Werder Bremenit.
Rashica, i cili e nisi lojën nga banka rezerve dhe u inkuadrua në lojë vetëm në minutën 83’, u tregua fatal për vendasit në minutën e gjashtë të kohës shtesë.