PËRGATITJET PARA NDESHJEVE
Orari i stërvitjeve për përfaqësuesen e Kosovës
31 August, 2018 @20:22
Përveç publikimit të listës së lojtarëve për dy ndeshjet e radhës ndaj Azerbejxhanit dhe Ishujve Faroe, Federata e Futbollit e Kosovës ka për të ditur edhe orarin e stërvitjeve për lojtarët e përfaqësueses.
Kështu, ekipi do të grumbullohet fillimisht në hotel Emerald, për t’i zhvilluar dy stërvitjet e para në Kosovë, përkatësisht më 4 shtator në ora 17:00 dhe më 5 shtator në ora 11:00.
Më pas përfaqësuesja do të udhëtojë në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, ku do ta zhvillojë stërvitjen e tretë më 6 shtator në ora 19:00.
Një ditë pas ndeshjes së 7 shtatorit ndaj Azerbejxhanit, ekipi do të bëjë rixhenerim, derisa para ndeshjes me Ishujt Faroe, do ta bëjë vetëm një stërvitje dhe atë në Prishtinë, përkatësisht më 9 shtator në ora 19:00.
Orari i stërvitjeve dhe ndeshjeve
4 shtator | 17:00 | stërvitje | |
5 shtator | 11:00 | stërvitje | |
6 shtator | 19:00 | stërvitje | |
7 shtator | 18:00 | ndeshja Azerbejxhan - Kosovë | |
8 shtator | 14:00 | rixhenerim | |
9 shtator | 19:00 | stërvitje | |
10 shtator | 20:45 | ndeshja Kosovë - Ishujt Faroe |