MESFUSHORI I KOMBËTARES

Foto: rangers.co.uk
Gjigandi skocez zyrtarizon Grezdën
31 August, 2018 @16:35
Gjigandi i Skocisë, Glasgow Rangers, ka zyrtarizuar sot blerjen e re të skuadrës, Eros Grezda.
Grezda, bëhet e ditur nga ekipi skocez, ka arritur marrëveshje katër vjeçare me ekipin që drejtohet nga legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard.
Mesfushori 23 vjeç ka bërë kështu një ngritje të madhe në karrierë, duke qenë se deri tash ka qenë pjesë e ekipeve sllovene dhe kroate.
Prej Aluminij në ligë të dytë të Sllovenisë pastaj në Zavrç, gjithashtu slloven, por në elitë, ai kishte kaluar te Lokomotiva e Zagrebit ku bëri emër si lojtar, nga të cilët kaloi te Osijeku ku luajti stinorin e kaluar duke shënuar 5 gola.