KOSOVA U21
Prekazi publikon ftesat e Kosovës U21
30 August, 2018 @17:40
Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës U21, Rafet Prekazi, ka publikuar emëroren e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicion për ndeshjen e radhës kundër Irlandës në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2019.
Ndeshja zhvillohet të premten më 7 shtator, në orën 19:00, në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, derisa grumbullimi i futbollistëve bëhet të hënën më 3 shtator.
Të ftuarit nga selektori Rafet Prekazi janë të shënuar në tabelën e mëposhtme.
LISTA E KOSOVËS U21:
Florjan SMAKIQI (Ferronikeli), Ardit NIKA (KEK), Fuad RRAHIMI (Will), Leard SADRIU (Shkëndija), Arian KABASHI (Sion), Lirim MEMA (Eintracht Braunschweig), Besfort KOLGECI (Eintrach Braunschweig), Dren FEKA (Luzern), Kamer KRASNIQI (Osnabruck), Medjon HOXHA (Kortrijk), Dardam KARIMANI (Luzern), Kushtrim SHABANI (Llapi), Dilan QELA (Xamax), Ylber MALOKU (Trepça'89), Muharrem JASHARI (Trepça'89), Edmond RAMADANI (Aarau), Rron BROJA (Shkupi), Valmir SULEJMANI (Waldhof Manheim), Florent HASANI (Diosgyori), Lirim KASTRATI (Lokomotiva Zagreb), Mirlind DAKU (Osijek) dhe Meriton KORENICA (Prishtina). |