SHQIP
Cikalleshi ndërron ambient në Superligën e Turqisë
29 August, 2018 @21:05
Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Sokol Cikalleshi, ka ndërruar ambient në Superligën turke.
Cikalleshi, deri më tani ishte pjesë e skuadrës Osmanlispor, derisa arriti marrëveshje me skuadrën nga Izmiri, Göztepe.
28 vjeçari, deri më tani në Turqi ka luajtur në skuadra si: Basaksehir, Akhisarspor dhe Osmanlispor.
Sokoli gjatë karrierës së tij në Superligën turke ka luajtur në 70 ndeshje dhe ka shënuar 19 gola, ndërsa në Kupë të Turqisë luajti në 20 ndeshje dhe i tundi rrjetat 12 herë.