PORTIERI I PRISHTINËS
Bekaj merr ftesë nga Challandes
27 August, 2018 @14:46
Njëri ndër lojtarët e parë të konfirmuar për ndeshjet e shtatorit për Kosovën në kuadër të Ligës së Kombeve është portieri i Prishtinës, Visar Bekaj.
Njoftimin e ka bërë të ditur klubi i tij, Prishtina, pak më parë, ndërsa Bekaj ka marrë ftesë nga selektori Bernard Challandes për ndeshje ndaj Azerbejxhanit më 7 shtator dhe Ishujve Faroe më 10 shtator.
Përveç tij, Meriton Korenica i Prishtinës ka marrë ftesë për Kosovën U21, për duelin ndaj Irlandës më 7 shtator në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Italia 2019”.