PARA DUELEVE TË SHTATORIT
Skocia shpall listën kundër Shqipërisë
27 August, 2018 @13:51
Selektori i Skocisë, Alex McLeish, ka publikuar listën e 23 lojtarëve të ftuar për përballjet e ndeshjeve të shtatorit, një miqësore dhe një në kuadër të Ligës së Kombeve.
Skocia më 7 shtator luan miqësore ndaj Belgjikës, pasi që Grupi C1 i Ligës së Kombeve ka vetëm tre skuadra dhe në këtë datë Shqipëria pret Izraelin.
E më 10 shtator, Skocia pret Shqipërinë në Hampden Park.
Të ftuarit e McLeishit për përballjen e parë të tyre të Grupit C1 të Ligës së Kombeve ndaj kuqezinjëve të drejtuar nga Christian Panucci janë të shënuar mëposhtë në tabelë.
TË FTUARIT E SKOCISË NDAJ SHQIPËRISË:
PORTIERË: | Jordan Archer (Millwall) Craig Gordon (Celtic) Allan McGregor (Rangers) |
||
MBROJTËS: | Jack Hendry (Celtic) Charlie Mulgrew (Blackburn Rovers) Stephen O’Donnell (Kilmarnock) Andrew Robertson (Liverpool) Graeme Shinnie (Aberdeen) John Souttar (Heart of Midlothian) Kieran Tierney (Celtic) |
||
MESFUSHORË: | Stuart Armstrong (Southampton) Tom Cairney (Fulham) James Forrest (Celtic) Ryan Fraser (Bournemouth) Kevin McDonald (Fulham) John McGinn (Aston Villa) Callum McGregor (Celtic) Scott McTominay (Manchester United) Callum Paterson (Cardiff City) |
||
SULMUES: | Leigh Griffiths (Celtic) Oliver McBurnie (Swansea City) Matt Phillips (West Bromwich Albion) Johnny Russell (Sporting Kansas City) |