TREPÇA '89 - PRISHTINA
Prishtina s’gabon në Mitrovicë
26 August, 2018 @18:35
Skuadra e Prishtinës ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në udhëtim, duke e mposhtur Trepçën ‘89 me rezultat 0-2 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.
Ndeshja kishte edhe një tjetër rëndësi të veçantë, pasi që u përballën dy trajnerë nga Shqipëria, Gugash Magani - i Trepçës ‘89 dhe Mirel Josa - i Prishtinës.
Në fund triumfoi ky i fundit, për ta festuar fitoren e parë sivjet në Superligë.
Për fitoren e Prishtinës “u përkujdes” Elton Basriu, i cili shënoi në portën e gabuar, derisa Lorik Boshnjaku me golin në kohën shtesë e vulosi epilogun e ndeshjes.
11-shet startuese:
TREPÇA 89: | Golas, Pira, Cerkini, Basriu, Shosha, Jashari, Rusi, Gava, Maloku (C), Hyshmeri, Bujcevski. Trajner: Gugash Magani | ||
PRISHTINA: | Bekaj (C), Haliti, Bashiru, Bekteshi, Thaqi, Ahmeti, Mustafa, Arago, Mankenda, Korenica, Jasharoski. Trajner: Mirel Josa |