TALENTI
Leutrim Kryeziu shkëlqen qysh në debutim me Luganon
26 August, 2018 @17:45
Transferimi i Leutrim Kryeziut nga Drita te skuadra zvicerane Lugano, i ka hapur një kapitull të ri në karrierën e futbollistit.
E ky kapitull ka filluar të shkruhet me shkronja të arta, pasi që 19 vjeçari shkëlqeu në debutimin e tij me skuadrën U21 duke shënuar dy gola.
E golat e Kryeziut, skuadra U21 e Luganos e mposhti skuadrën Ibach me rezultat 2-0.
Kryeziu është njëkohësisht edhe reprezentues i përfaqësueses U19 të Kosovës.