VIDEO

Avdijaj shkëlqen me dy gola
26 August, 2018 @16:12
Futbollisti i talentuar i përfaqësueses së Kosovës, Donis Avdijaj, ka filluar të ambientohet shpejt në skuadrën e tij të re, Willem II.
Avdijaj sot në ndeshjen e kampionatit holandez ndaj skuadrës Heracles, ka shkëlqyer duke shënuar dy gola, derisa skuadra e tij fitoi me rezultat bindës, 5-0.
22 vjeçari i shënoi dy golat e para të ndeshjes, ndërsa këto ishin edhe golat e tij të parë në kampionatin holandez.