PËRFAQËSUESJA
Portieri i Manchester Cityt në përfaqësuesen e Kosovës
26 August, 2018 @18:04
Portieri i talentuar, Arjanet Muriqi (i njohur si “Aro Muriç”), ka pranuar ta vesh fanellën e përfaqësueses së Kosovës.
Lajmi është bërë i ditur para pak çastesh, nga faqja zyrtare e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Muriqi, 19 vjeçar, është pjesë e skuadrës Manchester City, ndërsa në ndeshjen e fundit të Premier Ligës, ku City luajti kundër Wolverhamptonit, ishte në bankën rezervë.
Futbollisti i lindur në Zvicër, ka njëkohësisht edhe nënshtetësi të Malit të Zi, shtet për të cilin kishte luajtur për grupmoshat U21.