MEDIA
UEFA: Kosova në “Fadil Vokrri” si nikoqire
27 August, 2018 @13:17
Më në fund lajmi i shumëpritur për përfaqësuesen e Kosovës. UEFA i ka konfirmuar gazetës Zëri që Kosova do të ketë të drejtë të luaj në “Fadil Vokrri” të Prishtinës ndeshjet kualifikuese të Ligës së Kombeve.
Pas shtegëtimit dy vjeçar në “Loro Boriçi” të Shkodrës për të luajtur ndeshjet si vendas në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”, verdhekaltërit tash e tutje do të mund të llogarisin në numër edhe më të madh të publikut në ndeshjet si vendas.
Kosova do të ketë të drejtë të luajë në “Fadil Vokrri” të Prishtinës në kuadër të kampanjës debutuese të Ligës së Kombeve.
Kosova bën pjesë në Grupin D3, ndërsa ndeshja e parë si vendas do të luhet në Prishtinë më 10 shtator ndaj Ishujve Faroe.
Debutimi në Ligën e Kombeve zhvillohet 3 ditë më heret, kur ekipi i drejtuar nga selektori Bernard Challandes udhëton për në Azerbejxhan.